Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është përgjigjur ish-presidentit Barack Obama, i cili e kritikoi qeverinë amerikane për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën e pandemisë.

Trump iu kthehet po me kritikë të ashpër ish-presidentin Obama dhe ish-nënpresidentin Joe Biden, teksa kujton situatën e Gripit të Derrit, duke i akuzuar ata për menaxhim të dobët të situatës.

“Ne po marrim nota të mrekullueshme për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, sidomos për ndalimin e hershëm të hyrjes së njerëzve nga Kina, burim i infeskionit. Krahasojeni këtë me katastrofën e Obamës dhe Joe-t të fjetur, të njohur si Gripi i Derrit H1N1. Nota të dobëta, sondazhe të këqija, lidhje nuk kishin!”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Ish-presidenti Obama një ditë më parë e kritikoi ashpër administratën amerikane, duke thënë se e tërë situata është një katastrofë kaotike dhe absolute. Duket që këto fjalë nuk e kanë kënaqur presidentin e tanishëm, i cili gjithashtu u përkujdes që t’i shpërndande disa postime të figurave të tjera kundër Obamës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb