Policia belge ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, që ishim mbledhur si shenjë revolte kundër masave anti-COVID, në një park në Bruksel.

Siç raporton Reuters, në park ishin mbledhur qindra persona, që kanë shkelur masat anti-COVID, dhe besohet se turma ishte organizuar vetëm një ditë para lirimit të masave epidemiologjike.

Organizatorët kishin planifikuar gjithçka përmes Facebookut, duke u bërë thirrje të gjithëve për pjesëmarrje. Megjithatë, postimet e tyre janë fshirë pasi gjykata i paralajmëroi se pjesëmarrësit rrezikohen të prangosen apo të dënohen.

Shumë prej tyre as që mbanin maskë, veprim ky që nuk është me detyrim në Bruksel, kurse pas ndërhyrjes të policisë është shpërndarë turma.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb