Numri i të vdekurve nga shpërthimet e së martës në portin e Bejrutit është rritur në mbi, tha sot Kryqi i Kuq i Libanit.

”Rreth 4 000 persona janë plagosur, shumë vuajnë nga plagë të moderuara dhe serioze”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Libanez, George Kettneh tha se numri i vdekjeve ka të ngjarë të rritet.

Një zyrtar i mbrojtjes civile tha se ata janë ende në kërkim për rreth 100 njerëz të zhdukur nën rrënoja, veçanërisht në afërsi të portit të Bejrutit.

Ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hasan këshillon këdo që mund të largohet nga Bejrut, i shkatërruar dje nga dy shpërthime të fuqishme që la mbi 100 të vdekur dhe 4 000 të plagosur.

”Materialet e rrezikshme të lëshuara në ajër pas shpërthimeve mund të kenë efekte fatale afatgjata”, theksoi ai.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë mendojnë se shpërthimi në Bejrut ishte një sulm.

“Kam takuar gjeneralët tanë dhe duket se nuk është një aksident industrial. Sipas tyre, duket se është një sulm, një bombë e një lloji tjetër”, shpjegoi Trump duke shtuar se SHBA do të ndihmojnë Libanin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: