Ajo që ndodhi tek Tirana, pak minuta përpara sfidës me Laçin dhe akuzat që pasuan largimin e Nevil Dedes e bën situatën në shtëpinë e bardhebluve të paprecedentë dhe shumë kaotike.

Në qendër të kritikave, për herë të parë i akuzuar publikisht për ndërhyrje në formacion ka përfunduar presidenti Halili, por ky fakt nuk e pengon që së bashku me stafin drejtues të mendojnë për trajnerin e radhës, sigurisht këtë herë në pozita jo të favorshme për të negociuar. Emri që mbart Tirana është shumë i madhe, mbetet një sfidë e dëshiruar për shumë trajnerë, pavarësisht se të punosh tashmë me bardheblutë në këtë situatë shumë të rënduar në çdo aspekt nuk është aspak e lehtë. Mes emra të shumë që qarkullojnë në tavolinën e presidentit Halili, është dhe ai i Bledar Devollit aktualisht pjesë e Drenicës.

Devolli
Devolli

News24 mëson se palët kanë vendosur kontaktet e para, pasi dhe më herët kanë qenë shumë pranë. Devolli e njeh shumë mirë ambientin, vetëm një sezon më parë ishte pjesë e ekipeve zinxhirë, në pritje të ofertës për të marrë ekipin e parë. Devolli nuk e ka fshehur asnjë herë dëshirën për të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi, nuk e fsheh as këtë herë, është i gatshëm të rikthehet në kryeqytet, thjeshtë palët po vijojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të shpejtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: