Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 7009 raste të reja me koronavirus, ku 2156 të prekur janë zbuluar në Atikë, 1048 janë regjistruar në Selanik dhe 484 në Thesali.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 978, 402 persona, prej të cilëve 50.5% janë meshkuj.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se 99 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 18, 815 viktima, të grupmoshës mbi 70-vjeç.

Sakaq numri i pacientëve në intubim ka arritur në 697, mosha mesatare e të cilëve është 64-vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: