Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncon situatën në Vlorë, ku sipas tij situata është skandaloze në zonën e ish-Fabrikës së çimentos. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Blushi thekson se “kapja 100% e bashkive dhe e këshillave bashkiakë nga Edi Rama, do të kishte me patjetër këto pasoja.”.

Blushi pohoi se rikthimi i pashmangshëm i opozitës në Bashkinë e Vlorës dhe në të gjitha bashkitë e Shqipërisë do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të qytetarëve.

REAGIMI I BLUSHIT
Vlora është përmbytur nga plehrat si kurrë më parë.
Situata skandaloze në zonën e ish-Fabrikës të Çimentos, rreth 1 km larg Lungomares dhe 4 km larg Bashkisë, është një dëshmi e përçmimit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Qeveria dhe pushteti vendor i “Rilindjes”.
Më 5 prill 2021, Damian Gjiknuri në emër të Edi Ramës u premtoi familjeve të kësaj lagjeje pastrim nga mbeturinat, rrugë të asfaltuara, kanalizime dhe investime moderne në infrastrukturë. Premtimet sot janë harruar dhe situata nuk ka nevojë për komente.
Kapja 100% e bashkive dhe e këshillave bashkiakë nga Edi Rama, do të kishte me patjetër këto pasoja.
Rikthimi i pashmangshëm i opozitës në Bashkinë e Vlorës dhe në të gjitha bashkitë e Shqipërisë do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb