Leonardo ka mbërritur në Shenzen të Kinës këtë të premte, ndërsa seanca stërvitore e Paris Sën Zhërmenit ishte drejt përfundimit. E gjithë skuadra dhe stafi u ndalën për ta përshëndetur drejtorin sportiv të PSG-së, përveç Neymarit, që nuk denjoi ta takonte bashkëkombasin e tij ndërsa ky u fliste ngrohtë Kavanit apo Markinjosit.

“L’Equipe” rrëfen se është e vështirë që sulmusi të mos e këtë parë drejtorin sportiv. Në momentin që Tiago Silva po vraponte me sulmuesin, është shkëputur dhe ka takuar drejtorin, ndërsa Neymar ka hedhur një vështrim të shpejtë në drejtim të Leonardon duke vijuar stërvitjen. Situata mes të dyve është e nderë, pasi Neymar haptazi injoroi eprorin e tij, pasi më vonë gjeti kohë me bollëk që t’u falte fansave kinezë fotografi dhe autografe.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: