Një ditë para protestës së paralajmëruar nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve, pedagogë, studentë e prindër, janë shprehur se mbështesin kërkesat e adresuara ministrisë së Arsimit për rritje të pagave të akademikëve dhe shtim të buxhetit për kërkimet shkencore.

Pedagogët u shprehën për “News 24”, se janë në mbështetje të kolegëve të tyre. Qëllimi kryesor sipas tyre është rritja e nivelit të mësimdhënies.
Në mbështetje të pedagogëve janë edhe studentët. Ata u shprehën se në protestat e zhvilluara në 2018 kishin mbështetjen e tyre dhe kësaj here, është radha e tyre për t’u pozicionuar krah tyre.

Edhe prindërit e studentëve pohuan se kërkesat e pedagogëve janë imediate në këtë kohë inflacioni.
Pedagogët do të mblidhen të mërkurën e 5 tetorit në orën 11 në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ata deklaruan që manifestimi i tyre do të jetë në formën e një forumi ku pjesë do të jenë ekspertë, pedagogë dhe studentë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb