Derbi i Mançesterit dhurojë një shfaqje fantastike për tifozët e futbollit, 9 gola të shënuar, dy “tripleta”, Haaland që vijon të thyejë çdo rekord ndërsa Ten Hag la në stol C.Ronaldo-n për 90 minuta. Kjo sfidë tregoi qartë se e tashmja ka një emër, Erling Haaland, “mbreti” i ri në Angli ndërsa CR7 është një kapitull i lavdishëm që i përket të shkuarës.

“Bomberi” norvegjez i shoqëruar nga partneri i tij Phil Foden çmontuar “djajtë e kuq” brenda pjesës së parë duke realizuar nga një dy golësh për kokë, minuta e 44-të dhe rezultati shënonte 4-0 për Man.City. United u përpoq të rikthej në lojë me Antony duke ngushtuar shifrat, por vetëm kaq pasi Haaland dhe Foden realizuan sërish nga një gol për kokë duke kompletuar “tripletën” e tyre perfekte. Në fundin e sfidës për të zbutur disi këtë humbje të rëndë mendoi Matrial që realizoi një dygolësh duke sigluar shifrat përfundimtare në 6-3.

Me këtë tre golësh Haaland shkon në kuotën e 14 golave në Premier League, 17 në total në këtë sezon të tij të parë me fanellën e Man.City. Haaland i mjaftuan vetëm 8 ndeshje për të realizuar 3 tripleta, aq sa kanë shënuar në total lojtarë si Ronaldo, Drogba, Lukaku e shumë të tjerë. Rekordi i ri ka të bëjë me numrin e “tripletave” të shënuar në shtëpi.

Mirror
Mirror

Shfaqja që Haaland me shokë dhuruan në derbi ka bërë që mediat angleze të shfrenojnë fantazinë në faqet e para, një nga titujt me pikant ishte ai i Mirror: “Six and the City”, lojëra fjalësh ndërmjet numrit të golave të shënuar nga “qytetarët” dhe komedisë së famshme “Sex and the City”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb