Sizmologu Rrapo Ormeni tha në studion e “News24” se tërmeti i mëngjesit të sotëm ishte ndër 55 tërmetet më të forta që kanë goditur vendin tonë.

Ormeni tha se tërmetet nuk mund të parashikohen, por sipas tij, pas lëkundjes së fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter pritet që pasgoditjet të jenë më të vogla.

“Është ndër 55 tërmetet e fortë që ka rënë deri më sot. Tërmeti kishte thellësi të madhe, 33 km. Pas ’69, ky ka qenë tërmeti më i fortë. Shkenca nuk mund t’i përcaktojë tërmetet, nuk mund ta bëjë askush. Ky tërmet ka rënë në zonën e zjarrit, që karakterizohet nga tërmete të fuqishme. Tërmeti nuk parashikohet. Pasgoditjet vijojnë, dhe siç dihet edhe një goditje e vogël shkakton panik”, tha sizmologu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb