Një prej protestuesve të stacionuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku bëhet thirrje për lirimin e të arrestuarve, ka kërkuar që të gjithë shqiptarët t’i bashkohen këtij tubimi.

Ai tha se nuk ka frikë asnjë, përveç Zotit.

“S’ja kam frikën asnjeri. Jo këtij të gjatit, por vetëm Zotit. Juve ju falënderoj që jeni këtu. I bëj thirrje qytetarëve që të bashkohemi të gjithë bashkë zërin. Ndaj na kanë shtypur, se nuk flasim ne. Shkoj nafta në çdo vend të botës 1.20 euro. Duam t’i lirojnë shokët tanë.”, tha qytetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: