Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar atë që i tha në sy Brukselit se nuk ka për të nënshkruar njohjen e Kosovës.

Kreu i shtetit serb nuk e cilësoi veten si dezerton, por tha se populli i Serbisë nuk mund të mashtrohet duke i thënë se situata është ideale.

Po ashtu ai paralajmëroi se pasi të ikë ai, dikush tjetër ka për ta pranuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

”Unë nuk jam një dezertor, nuk do të iki ose do të nënshkruaj njohjen dikush pas meje do ta bëjë këtë, por ne nuk mund ta mashtrojmë popullin me histori se situata është ideale”- tha Presidenti serb.

Nga ana tjetër Presidenti i kërkoi deputetëve të bashkohen e të kuptojnë çështjen e Kosovës e Metohisë, pasi vetëm kështu mund të peshohen kundërshtarët e Serbisë dhe fuqia e energjitë e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb