Kryeministri Edi Rama dha sot një lajm të keq, duke thënë se një djalë ka shkuar nga Tirana në një rreth të vendit, edhe pse e dinte se kishte koronavirus e ka infektuar atje edhe prindërit e tij.

Rama tha se ky është një lajm i keq, nga ku shqiptarët duhet të marrin mësim, për të mos ndodhur të tilla ngjarje të rënda.

Në lidhje me postimin e kryeministrit Rama, ka pasur komente nga më të ndryshmet, disa prej të cilave kreu i qeverisë iu është përgjigjur.

  • foto galeri

Një komentuese me emrin Halit Amina Bajram Tabaku komenton: “Nuk ke faj jo, injoranca nuk ka kufi. T’ja nisësh nga ty e me radhë. Pse donte ai me ia ngjit prindit dicka që nuk e dinte dhe ka shkuar tek prindërit. Zoti i ndihmoftë ata të sëmurit. Por, me këto ligje ia ke fut kot, se ti del rehat zotrote shkon ku t’i dojë qejfi, ndaj kij mëshirë për popullin, mos vër komunizmin se s’ka politikë tjetër e je vetëm ti”.

Ndërsa, Rama ia kthen se ky koment i duket një idiotësi, duke shtuar se të tilla ligje si Shqipëria në kohë koronavirusi ka gjithë bota e nuk ka sesi gjithë globi “t’ja fusë kot”. Po ashtu, Rama i ka kthyer përgjigje edhe një tjetër komentuesi, duke dhënë këshilla që të kenë kujdes e të mos infektojnë asesi prindërit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb