Aktori i njohur, Donald Veshaj, ka folur sërish për moderatoren Bora Zemani dhe lidhjen që ato kanë pasur jashtë. Në një bisedë me Egzonën, banoren më të re të “Big Brother Vip” Donaldi ka treguar se nuk është ndjerë i vlerësuar edhe pse ai ka bërë shumë.

Ai shtoi se i ishin ‘zënë’ sytë dhe linte veten pas dore, duke mos shfrytëzuar mundësi, ndoshta dhe më të mira.

Donaldi: Nuk ka pse të ndihet keq asnjë jashtë, për mendimin tim, siç i shikoj unë gjërat. Është një gjë që është kërkuar edhe më parë, nuk është se… Nuk ka pse të ndihet jashtë askush keq për këtë situatë. Unë ndihem në faj sepse nuk dua të ndihet njeri keq për mua. Nuk dua që Trixa të ndihet keq për këtë gjë, s’ka asnjë faj. Për mua është e vështirë sepse unë atë njeriun jashtë e respektoj. E respektoj vërtetë. Unë me gjërat që kam dhe që i di unë e shumë pak veta, nuk ka pse dikush jashtë të ndihet keq për këtë situatë. Unë jashtë isha, nuk më bëri Big Brother këtë njeri që jam. Nuk duhet të më vlerësojë njeri sa jam këtu brenda. Njeriu vlerësoje për aq sa e ke, se po iku, ndoshta nuk kthehet më. Kur ky njeriu është kthyer, kthyer e kthyer, vjen një moment që lodhesh. Njeriun nuk duhet ta marrësh për të mirëqenë, se ky është problemi, sepse ndoshta dhe se ke. Aty ndoshta e kupton. Ideja është të kuptosh sa e ke dhe ta vlerësosh njeriut që ke afër, ta bësh të ndihet mirë. Unë s’jam ndierë i vlerësuar. Të zihen sytë dhe vjen një pikë që ecën vetëm me kujtime. Vjen një moment që thua hedhim çdo gjë pas, gjërat nuk hidhen pas. Vjen momenti që unë futem këtu dhe unë kam rëndësi, e pse? Sepse futem këtu dhe se ky emision është i parë. Jo. Unë kam qenë jashtë. Trixa më ka ndihmuar për të hequr një lloj gjendje që unë e kam pasur pikëpyetje. Por prapë kjo gjëja nuk e bën atë person të keq, kështu është.

Egzona: S’më je dukur si person që nuk je vlerësuar. Një njeri që nuk ndihet i vlerësuar nuk vijon ë bëj sene. Ti këto sene i ke bërë edhe brenda.

Donaldi: Po, po. E di. Është një moment që t’i thjesht atë shikon. Mund të vijnë dhe gjëra të tjera më mirë e ti lë veten tënde pas dore për shumë gjëra. Mund të mos dëgjosh edhe asnjë njeri, sepse sido të jetë ti e ke dashur shumë dhe nuk e harron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb