Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, shkruan se qeveria aktuale nuk funksionon si skuadër, siç deklaron kryeministri, por si grup i strukturuar kriminal.

Salianji thekson se modeli i Ramës është ordineri i lagjes që imponon, ndërsa shton se antimodeli i tij do të përfundojë në kosh të plehrave më 25 prill.

Postimi i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji:

As njeh dhe as nuk pranon zgjedhjet ai që zgjedhje kurrë nuk ka bërë!

Rama nuk ka bërë zgjedhje por ka zgjedhur të imponohet, ju imponua me pagesa një pallat një votë Partisë Socialiste, ju imponua me vjedhje zgjedhjesh me përdorim bandash dhe baterdi urbane Tiranës, ju imponua me kriminelë, përdhunuesa, trafikantë dhe ordinere Shqipërisë në zgjedhjet e 2013! Ju riimponua duke ndaluar zgjedhjet Partisë Socialiste!

Ordineri u be modeli në politikën e Ramës!

Ai e ka ngritur krimin në piedestal dhe ka ndërtuar dhe imponuar modelin e ordinerit në politikë, shikoni kë ka përreth dhe provoni ta mbani përzjerjen.

Modeli i Ramës është ordineri i lagjes që imponon, komandon, emëron dhe drejton shtetin në zonën e vet, krimineli është sovrani në territor dhe qeveria është perfaqësuese e interesave pasurore dhe kriminale të ketij llumi! Prandaj Rama i stërprovuar nuk i ofron dot asnjë model tjetër Shqipërisë, antimodeli i tij që përçmohet kudo sot do të flaket në koshin e plehrave në #25Prill

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: