Një tjetër demokrat ka supriruzar ish-kryeministrin Sali Berisha në takimin që ky i fundit pati në Lezhë.

Demokrati, i cili thotë se sot festonte 76-vjetorin e lindjes i ka bërë thirrje Berishës të mos i fikë motorat dhe të bëjë gjithçka për të ardhmen e vendit.

“Sot kam 76-vjetorin. Pranova të vij me Sali Berishën këtu dhe shokët e tij.

Mos i fik motorat, na ke pas, popullin e ke pas, rininë e ke pas. Prandaj, sulm përpara. Mos u tërhiq. Nuk je 77 vjeç, je 37 vjeç. Jam baba i 10 fëmijëve, kam nipa e mbesa. Nuk dua asgjë, dua të ardhmen e nipërve të mi, të popullit shqiptar, dua të ardhmen e Shqipërisë. Dua siguri.

Duhet të bëhemi të gjithë Isa Boletina si Sali Berisha”, tha demokrati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: