Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që nëse sjellja e shtetit bullgar do të vijojë njësoj, Shqipëria do të duhet që të “ndajë rrugët” me Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për median franceze France24, Rama e quajti sjelljen e Sofjes si të neveritshme, duke shtuar se Shkupi pas heqjes së vetos nuk do të integrohet menjëherë në BE, thjeshtë do të nisë një proces që do të zgjasë me vite të tëra.

“Nëse kjo çmenduria e Bullgarisë do të vazhdojë ne duhet t’i ndajmë rrugët tona në këtë proces.

Ne do të jemi së bashku në Ballkanin e Hapur. Ne jemi fqinj dhe po përpiqemi të krijojmë lidhje të ngushta me Maqedoninë e Veriut dhe me të gjithë fqinjët e tjerë, sepse Ballkani Perëndimor është hallka më e dobët e Evropës dhe është i dobët karshi agresionit rus dhe konfliktit.

Ne nuk duam asnjë lloj kërcënimi të atillë që do të rrezikonte paqen që po ndërtojmë. Ajo që më duket e neveritshme në qëndrimin e Bullgarisë është mënyra si po e bëjnë këtë, sepse Maqedonia e Veriut nuk është aty të bëhet anëtarë e Bashkimit Evropian, është aty për të nisur negociatat që do të kërkojnë vite”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: