LIGA E KAMPIONËVE- Ashtu siç pritej, Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka dhënë vendimin për Cristiano Ronaldon, i cili ishte në “hetim” për gjestin anti-sportiv të kryer në ndeshjen ndaj Valencia, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Komentet kanë qenë të shumta pas atij veprimi, ku portugezi e kapi për flokësh mbrojtësin e skuadrës spanjolle, Jeison Murillo.

Disiplina pas shqyrtimit vendosi të mos e quajë një gjest antisportiv atë të Ronaldos, duke toleruar fituesin e 5 “Topave të Artë”.

Nëse do të dënohej, atëherë portugezi rrezikonte 4 ndeshje mungesë, duke humbur edhe takimin me ish-skuadrën e tij,  Manchester United.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb