Oerd Bylykbashi, nënkryetari i PD, në një lidhje direkt me studion e lajmeve në News24, ka komentuar shembjen e paligjshme të ‘Prestige Resort’ një ditë më parë.

Bylykbashi tha se ky akt është sulm dhe dhunë ndaj medias, ndërsa shtoi se ky veprim ndiqet penalisht.

“Presion dhe dhunë  ndaj medias. Është veprim që ka ndjekje penale më gjatë në kohë se mandati i kryeministrit. Po shkakton fatura gjigande financiare të cilat do të jenë të detyrueshme për t’u shlyer nga buxheti i shtetit, pra do paguhen nga xhepat e qytetarëve. Është sjellje prej nomadi barbar politik. Nuk mundet të hash lëndinën dhe të thuash nuk më intereson ç’ndodh pas. Po prodhohen fatura të rënda për shtetin shqiptar.  Tritoli është më i shpejtë se procedurat gjyqësore”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb