Tifozët e Lazios nuk do të mund të shkojnë në Marsejë për ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Europa League. Kështu është parashikuar në një urdhër të ministrit të brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Për të justifikuar vendimin, ministria flet për “sjellje të dhunshme” të disa mbështetësve të Lazios, të ndodhura “në mënyrë të përsëritur” me rastin e udhëtimeve jashtë vendit dhe gjithashtu i referohet “intonimit të përsëritur të këngëve fashiste dhe performancës së përshëndetjeve romake”.

Më pas ministria përkatëse franceze kujton atë që ndodhi në tetor 2018, në ndeshjen e fundit në tokën franceze midis Olimpique Marseille dhe Lazios me “katër persona të plagosur me thikë në një përleshje ku u përfshinë 200 tifozë”.

Së fundi, përmenden edhe përplasjet mes tifozëve francezë dhe turq më 30 shtator në Marseille-Galatasaray. UEFA kishte vendosur tashmë mbylljen e tribunës veriore të stadiumit Velodrome në kuadër të ndeshjes kundër Lazios.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb