Deputeti aktual i Kuvendit të Shqipërisë, i cili kishte dhe rolin e kryetarit të Komisionit Hetimor, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, tha se me gjasë Presidenti i ri do të zgjidhet nga Parlamenti i ardhshëm.

Hyseni tha se mazhoranca nuk ndihet aspak krenare që ndodhet në një situatë të tillë, ndërsa shtoi se shkarkimi i metës, të shërbejë si një mesazh për brezat që do të vijnë.

“Raporti do të miratohet në Kuvend, sepse është tepër i studiuar, i shoqëruar me prova të plota që krijojnë bindjen e fortë për deputetët, që jemi përballë shkeljes së kushtetutës. Ajo që është përtej kësaj është vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në fund është kjo që gjykon nëse kemi të bëjmë me shkelje të rënda. Nuk e paragjykojmë Kuvendin për vendimin që do të marrë. Presidenti i rrallës duhet të mbrojë unitetin e kombit. Kjo ana e dytë e medaljes është e rëndësishme. Do të doja një Parlament të ishte i unifikuar.

Ilir Meta si individ të përplaset në fushata elektorale, por këtu po flasim për shtetbërje. Nuk flasim në cilësinë e personit dhe individin, por për 1 milionë e ca votat e mazhorancës. Nuk jam krenar që jemi në këtë gjendje, por të qëndrojmë fort, e të jetë një mesazh që t’i qëndrojë brezave. Dua të dal në shkeljen e Presidentit me ndërkombëtarët. Jemi dëshmitar që Presidenti në mënyrë konstante ka pasur një luftë me zyrtarët diplomatikë.

Fatmirësisht këto vende, kanë kuptuar që këto janë qëndrime individuale. Fatmirësisht që është ky vendim i Gjykatës Kushtetuese. Ai mund të na sillte në një situatë, që Shqipëria të ishte në një cep, për shkak të veprimeve të Presidentit. Unë nuk mendoj që Presidenti Meta e ka bërë me synimin për të prishur marrëdhëniet, se imagjinoj këtë, por ky do të ishte shkaku. Jemi përballë një shkelje të rëndë, që do të na kishte kushtuar. Kemi dy shkelje të rënda, është fushata dhe deklaratat ndaj ambasadores. Do të kemi vendime të mira, duhet të orientohen palët, se ku janë shinat e deputetit, kryeministrit. Parlamenti që vjen mund të zgjedhë Presidentin e ri nëse shkarkohet Ilir Meta. Kjo varet dhe nga dinamikat.

Nëse Gjykata Kushtetuese shprehet shpejt, a do të jetë në korrik, apo në tetor, këtë s’e themi dot. A do të ndodhi në verë, apo në vjeshtë, mbetet për t’u parë. Shpresojmë të ketë një kompletim të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj që të jetë një gjykatë e kotë. Nuk e kam luksin të kemi zgjedhje të tilla, sepse jemi të kushtëzuar”, tha Hyseni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb