SARANDA

Një grup nxënësisht maturantë të shkollës “Hasan Tahsini” në Sarandë, të indinjuar nga teza e provimit të matematikës, sipas tyre shumë e rëndë, protestuan sot fillimisht para Bashkisë së qytetit, për të vijuar mandej nëpër rrugët e qytetit e deri tek  tek Zyra Arsimore Vendore Sarandë-Konispol

Me pankarta në duar ata kanë kërkuar drejtësi.

’Teza shumë e vështirë, sipas tyre copy paste. “ Ta dijë Ismail Qemali për kë e ngriti flamurin vjen e ul prapë”, “Ju s’jeni hartuesa por kopjuesa”,” Shkallë vështirësie që as nxënësit e 8-10 nuk i zgjidhën dot”,” Godite maturën, godite kombin. Një maturant sot, një ministër nesër”, shkruhej nëpër pankartat që ata mbanin nëpër duar.

Thuajse në të gjitha qytetet ka patur protesta nga maturantët pas provimit të Matematikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb