Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua qytetarëve të Bjellorusisë të dielën më 26 qershor ku pohoi se ata ishin futur drejt një lufte, të udhëhequr nga Kremlini. “Dëshiroj t’u drejtohem veçmas qytetarëve të Bjellorusisë sot. Njerëzve, si civilë, ashtu edhe me uniformë,” tha ai, duke folur në rusisht.

“Ju jeni duke u tërhequr në një luftë edhe më aktivisht se sa ishte në shkurt dhe në muajt e pranverës. Kremlini ka vendosur tashmë gjithçka për ju “Jeta juaj nuk vlen asgjë për ta. Por ju nuk jeni skllevër apo mish topi. Ju nuk duhet të vdisni. Dhe është në fuqinë tuaj të mos lejoni askënd të vendosë për ju se çfarë ju pret më pas.”. Zelensky tha se lidershipi rus “dëshiron të tërheqë të gjithë bjellorusët në luftë” dhe dëshiron “të mbjellë urrejtje” midis tyre dhe ukrainasve.

“E gjithë kjo situatë varet nga njerëzit e zakonshëm të Bjellorusisë tani”,-tha ai. Zelensky iu drejtua gjithashtu atyre që “sigurojnë lëshimin e raketave në Ukrainë”, duke thënë se ata nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësisë për sulmet.

“Kur raketat tuaja godasin ndërtesat e banimit, këto janë krime lufte. Gjykimi është ai që ju pret të gjithëve. Dhe nuk do të mund të fshiheni askund – as në brigjet e Detit Kaspik, mbi të cilin lëshohen raketat tuaja, as në Bjellorusi”, tha ai. Zelensky tha se 62 raketa ruse goditën territorin ukrainas vetëm të shtunën. Sulmet erdhën ndërsa liderët po takoheshin për samitin e G7 në Gjermani. Presidenti tha se ishte “metoda ruse: të përshkallëzohej sa herë që ndodhin ngjarje ndërkombëtare”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: