Kandidati i PD për Tiranës, Belind Këlliçi ka takuar fermerë të cilët përballen me mungesën e subvencioneve.

Ai është ndalur në nëj serrë 2 mijë 200 mera katrorë, ku fermeri i bëri të ditur se s’ka asnjë lekë nga shteti ndërsa rruga është e prishur.

Këllici i kërkoi të mos dorëzohet pasi PD në qeveri do të japë direkt 100 milionë euro subvencione për fermerët.

 

NJOFTIMI NGA PD

Vështirësitë e një fermeri shqiptar janë të shumta, nga barnat bujqësore te taksat e larta, si dhe mungesa e subvencioneve nga qeveria. Këto pengesa financiare jo vetëm që ngadalësojnë ecurinë e punës por dëmtojnë edhe konsumatorin shqiptar. Jo pak herë fermerët vendas, në formë proteste, kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre.

Kjo do të ndryshojë! Me angazhimin tonë për të dhënë 100 milionë euro subvencione për fermerët.

Kandidati demokrat për deputet në Tiranë Belind Këlliçi, vizitoi serrën prej 2200 metrash katrorë të një fermeri në Nj.A Vaqarr.

Rruga për të shkuar deri te serrat është në kushte të mjerueshme. Pyetjes së Këlliçit nëse përfaqësues të qeverisë ose Bashkisë Tiranë kanë ardhur deri këtu, fermeri iu përgjigj duke ironizuar kryebashkiakun Veliaj.

“Edhe po të dojë të vijë s’ka nga vjen me këtë rrugë”, shprehet ai. Vështirësitë e një fermeri shqiptar janë të shumta, nga barnat bujqësore te taksat e larta, si dhe mungesa e subvencioneve nga qeveria. “Nga e gjithë serra, 1 lek s’ka nga shteti”, tregon ai. E vetmja mbështjetje që gjen është prej miqve të tij, shpesh herë duke përfunduar në borxhe. Këto pengesa financiare jo vetëm që ngadalësojnë ecurinë e punës por sipas vetë fermerit, dëmtojnë edhe konsumatorin shqiptar. Jo pak herë fermerët vendas, në formë proteste, kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre, duke marrë mbi supe edhe kritika të shumta në rrjete sociale nga qytetarë që kërkojnë që mundi i tyre të shkojë për bamirësi. “Kemi bërë lekë vetëm me rregullu makinat tona sepse u prishen shpatullat”, tha fermeri duke iu referuar sërish rrugës së shkatërruar. “Edhe sa do durojmë”, pyet ai me të drejtë. Belind Këlliçi i kërkoi të mos dorëzohet, duke i sjellë në vëmendje programin elektoral të PD për bujqësinë. “Nga viti i parë në qeverisje, do të japim 100 milionë euro subvencione për fermerët tanë”, shprehet Këlliçi në fjalën e tij.

Belind Këlliçi është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të PD për qarkun Tiranë, duke u renditur në vendin e dhjetë. Kjo është gara e parë elektorale për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili mban njëkohësisht detyrën e drejtuesit politik për degët 6, 13, 15 dhe 16 të PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb