TIRANË

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu ka një mesazh të fortë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 persona.

Ai thotë se nuk ka asnjë motiv që të justifikojë marrjen e jetës dhe thekson se kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun.

“Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit.

Profeti (a.s.) ka thënë: ‘Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve’.

Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti”, shkruan kreu i KMSH.

Bujar Spahiu
Bujar Spahiu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb