TIRANË

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia deklaroi se Prokuroria nuk ka asnjë provë të re, madje sipas tij, materialet e sjella ishin kopje dhe jo të bëra mirë. Haxhia deklaroi pas seancës se nëse Prokuroria do të kishte pak dinjitet do ta pushonte këtë çështje. Ai tregoi edhe çfarë do të ndodhë nëse gjykata pranon pretencën e prokurorisë.  

Nëse klienti juaj do të dënohet çfarë do të bëni?
Respektin ndaj ligjit, do zbatojmë të drejtën tonë për t’u ankuar dhe drejtuar gjykatave më të larta.

Çfarë materiale të reja ka sjellë prokuroria në konkluzionet përfundimtare?
Të gjitha materialet që ishin tani që nga materiali i lidhur me konkluzionin që paraqiti prokuroria ishin copy paste dhe jo të bëra mirë. Përkundrazi ne sollëm një material që ju e dëgjuat dhe vetë që ishte skandaloze dhe që në atë moment Prokuroria po të kishte një çikë dinjitet profesional do të pushonte hetimin e kësaj çështje për shkak sepse një prej të pandehurit, siç ishte Gjergj Kohila ka bërë e-mail drejtuar një prej prokurorëve dhe fatmirësisht atij prokurori që ishte sot në seancë për të marrë në përgjegjësi penale Habilajt.

Në çfarë periudhe ia ka dërguar?
Në mos gaboj, para 3 vjetësh.

Domethënë nuk pati asnjë prove të re?
Absolutisht! Madje ajo që ndjej keqardhje profesionale është që Prokuroria ka sjellë të gjithë materialet e Italisë, ndërkohë që ato janë materiale janë të gjykuara nga autoritetet italiane të hetimi dhe gjykimit dhe ka qenë vetë prokuroria që i është drejtuar Gjykatës italiane që të pushojë çështjen. Gjykata italiane e ka mbajtur 6 muajt në dorë, e ka studiuar mirë dhe ka vendosur pushim të çështjes në ngarkim të zotit Tahirit.

Gjë që do të thotë, të gjithë episodet që janë caktuar aty që janë fiksuar nuk duhet të silleshin më në gjykatën shqiptare. Duke parë që procesi ngeli në këtë fazë dhe prokuroria në fillesat e saj tha ne kur iu drejtua parlamentit jemi vetëm mbi bazën e materialeve italiane. Materialet italiane e nxorën të pastër zotin Tahiri nga pikëpamja e ngarkesës penale, në këtë moment që Prokuroria shqiptare duhet ta pushonte çështjen komplet bëri manovrën tjetër, e solli duke u lidhur me 3 oficerët e policisë për të çuar deri në fund atë ngarkesë që kishin marrë përsipër për ta vënë zotin Tahiri përpara përgjegjësisë penale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb