Nuk ka ende një datë nga Zyra e Prokurorisë Speciale për fillimin e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK të akuzuar për krime lufte.

Seanca e sotme është mbyllur pa vendim, por vetëm me një propozim të gjyqtarit Nicolas Guillou që konferenca e ardhshme të mbahet më 13 ose 14 shtator.

Po ashtu ai pyeti prokurorin përfaqësues në seancë se kur mund të fillonte gjyqi dhe nga pala tjetër nuk pati një datë specifike.

Hetimet do të vijojnë, por nga pala mbrojtëse pati pakënaqësi për këtë tejzgjatje teksa kërkohet që sa më shpejt të nisë gjyqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb