Ish-presidenti Bujar Nishani pohoi se maxhoranca nuk mund të shkarkojë dot pasardhësin e tij Ilir Meta.

I ftuar në ‘Frontline’ të Marsela Karapanços, Nishani tha se nuk ka fakte dhe prova që Meta të ketë shkelur ligjin apo Kushtetutën.

Mes të tjerash ai theksoi se e vetmja që mund ta shkarkojë presidentin është Gjykata Kushtetuese.

“E kam shprehur dhe herë të tjera. Unë nuk mund të bëjë komente të detajuara pasi në këtë çështje kam rekordet e mia si president. Kam qenë president i Republikës në 2 palë zgjedhje. E kam parë të gjithë lëvizjen e maxhorancës si sjellje jo dinjitoze. Parlamenti se shkarkon dot presidentin e Republikës, pasi është Gjykata Kushtetuese ajo që e shkarkon. S’ka fakte e prova që presidenti të ketë shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Maxhoranca ka të drejtë kur të vijë momenti për zgjedhjen e presidentit mos të zgjedhë atë. Por nuk mund ta shkarkojë.”, tha Nishani.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb