Me stofin e një ekipi favorit, Vllaznia tregon pak nga klasi i tyre, janë dhe me fat që dalin me një pikë nga transferta përballë Skënderbeut. Korçarët rezultojnë një kockë e fortë, nëse do të ishin pak më të qartë në pasin final mbase mund të merrnin diçka më shumë se një pikë nga kjo përballje. Ekipi i Mellellit tregoi që në start grindë dhe dëshirë për të bërë mirë, pas vetëm dy minutash lojë portieri Zogoviç u detyrua të bëjë heroin duke ndalur goditjen e Berishës. Mensah kthehet në protagonist në pjesën e parë, në minutën e 20-të tentoi golin e bukur me finte por devijimi i tij ishte i lehtë e pa shumë probleme për portierin Zogoviç.

Pak minuta më vonë, Mensah shkëputet bukur por largon topin më shumë sa duhet nga këmbët me Zogoviç që ndërhyn në kohë. Shkodranët e kanë të vështirë të dalin në lojën e tyre por në fundin e pjesës së parë ishin të pafat teksa goditja me kokë e Dianje përplaset në shtyllën pingule.

Pjesa e parë mbyllet me tension ku Adil përplaset fillimisht me Zguron dhe më pas me trajnerin Memelli. Gjyqtari Enea Jorgji pa gjithçka dhe me rikthimi ne ekipeve në pjesën e dytë ndëshkoi të tre protagonistët me karton të verdhë, për Adili ky ishte kartoni i dyte duke lënë Vllazninë me dhjetë lojtarë, një rast i rrallë që nuk ndodh shpesh në futbollin shqiptar.

Tensioni ishte prezent gjatë gjithë pjesës së dytë, ndërsa zëvendësimet e shpeshta ulën shumë rimtin e lojës. Në fund, dy ekipet ndajnë nga një pikë pas barazimit pa gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb