Spanja e Portugalia janë ndarë në barazim pa gola në miqësoren para Europianit që është vetëm pak ditë larg.

Në derbin e gadishullit Iberik të luajtur në stadiumin ‘’Ëanda Metropolitano’’ të Atletico Madrid nuk pati fitues edhe pse skuadrat zbritën në fushë me lojtarë shumë cilësorë.

Nga ana tjetër Italia është ‘zbavitur’ në Bolonjë me Republikën Çeke duke e mposhtur 4-0. Për ‘Azzurët’ golat u shënuan nga Immobile, Barella, Insigne dhe Berardi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb