ITALI

Juventus-Milan është mbyllur në barazim 1-1. Torinezët nuk arrijnë ende të marrin fitoren e parë të këtij sezoni në Seria A.

Moratta kaloi vendasit shpejt në avantazh që në minutën e 4-t, por në fund Rebiç barazoi gjithçka pas një harkimi në zonë dhe goditjes me kokë që la Wojciech Szczęsny pa lëvizur.

Juventus dhe Milan ndanë 1 pikë me njëra-tjetrën nga kjo përballje, por ndryshe nga Milan që është në vendin e parë bashkë me Interin, Juventus ka kapur zonën e ftohtë së bashku me Cagliarin e vendit të 19-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb