Ndonëse këto janë padyshim Pashkët më të pazakonta, për shkak të situatës që po kalon vendi ynë teksa ndodhet përballë pandemisë globale, ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali iu është bashkuar urimeve drejtuar besimtarëve të krishterë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spiropali thekson se Pashkët në këtë kohë, na kujton se nuk ka dhimbje që nuk shërohet dhe e keqe që nuk mposhtet.

“Pashka në kohë të tilla na kujton se nuk ka dhimbje që nuk shërohet, nuk ka të keqe që nuk mposhtet, nuk ka errësirë që nuk thyhet edhe nga drita më e zbehtë, nuk ka forcë më madhore se dashuria njerëzore. Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja, Gëzuar!”, shkruan Spiropali, ndërsa ka publikuar një foto teksa shihet me dy fëmijët e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb