Brighton and Hove Albion, ekipi modest anglez ka siguruar mbijetesën për të dytin vit radhazi në Premier League.

Ata u përballën me Newcastle dhe arritën të marrin një barazim pa gola ndaj tyre në shtëpi duke siguruar dhe matematikisht sezonin tjetër të Premier League me 38 pikë tashmë në tabelën e renditjes.

Por ndërkohë 16 ndeshjet e fundit Brighton ishte një katastrofë pasi kishte marrë vetëm 2 fitore ndërsa 8 ishin humbje kurse 6 barazime. Por gjithsesi tashmë një ekip më pak është në luftën për mbijetesë në Premier League.

West Ham mbetet ende në lojë teksa i duhet vetëm një pikë që ashtu si Brighton të sigurojë mbijetesën. Nga ana tjetër deri tani të rrëzuara nga kategoria janë Aston Villa dhe Bournmouth me nga 31 pikë që do të tentojnë në dy javët e mbetura të arrijnë Watfordin që është 3 pikë më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb