Tre ditë më parë, Spitali Memorial i Fierit hapi dyert e saj, për të pritur pacientë.

Stafi është i përbërë nga mjekë shqiptarë e turq, ndërsa investimi është bërë nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Por, edhe pse ka pak ditë që operon në vend, ky spital ditën e sotme ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale, që është e para që prej hapjes së saj.

Lajmin e ka dhënë vetë ministrja Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku dhe shkruan:

“ LAJM I MIRË
Kryhet me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit
Ekipit të përbashkët Prof. Dr. Bulent Cavit Yuksel, Dr. Ilkay Guler, Dr. Frenki Vila, Dr. Ayse Lafci dhe Dr. Aida Xhika”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb