Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për pandeminë, varfërinë që ka sjellë kjo krizë, situatën shëndetësore të Imzot George Frendo dhe një përkujtim për Imzot Rrok Mirditën.

Dom Gjergj Meta kërkon nga gjithë qytetarët solidaritet me njëri-tjetrin dhe besueshmëri sa i përket mjekëve, infermierëve dhe atyre që po përpiqen për vaksinën ndaj COVID-19.

Sipas ipeshkvit, njerëzit nuk mund të presin të kthehen në një normalitet sië kanë qenë pasi do jetë e pamundur. Për Dom Gjergj Metën kjo pandemi tashmë ka shkaktuar ndryshime që do ndihen edhe pasi të përfundojë, dhe qytetarët kanë në dorë vetëm të rriten prej kësaj fatkeqësie dhe ta dalin më të mirë pas saj.

‘’Nuk është e lehtë të thuash, diçka. Nuk është e lehtë t’u japësh kurajo njerëzve. Nuk është e lehtë, edhe për arsye sepse kjo situatë pandemie ka shkaktuar edhe shumë probleme sociale, në institucione, familje, shkolla. Po mundohemi të gjejmë motive për të ecur përpara.

Ajo që kemi nevojë të shpresojmë kundër ëdo shprese. Të kemi besim te ata që po punojnë për vaksinën, tek mjekët. Kemi aq kulturë sa të ruajmë tek njëri-tjetri. Duhet të përqëndrohemi tek logjika e solidaritetit. Tëk kujdesemi për njëri-tjetrit. Të mos dalim të vrarë, edhe pse mund të dalim të plagosur.

E shoh në biseda të ndryshme, është klimë mosbesimi, nuk e di kë ke përpara, ëfarë takon, ëfarë prek. Megjithatë ne mund t’ja dalim vetëm nëse kujdesemi me njëri-tjetrin. Të kemi kurajo të ecim përpara, me besim do ecim e do ja dalim me ndihmën e njëri-tjetrit.

Besimi në zot nuk mund ta mas, nuk kam elementë për ta matur apo për të bërë ndonjë konkluzion. Nuk di ëtë them. Nuk të bën një pandemi më shumë apo më pak besimtar. Besimi është diçka që vjen nëpërmjet zgjedhjeve ekzistenciale. Jemi apo nuk jemi solidarë. Kam parë edhe papërgjegjësi që nuk kanë kujdes. Të rinjtë nuk kanë kujdes ndaj njëri-tjetrit apo më të moshuarve.

Solidaritet nuk nga mungon. Edhe pse duhet të jetë më lart. Të mësojmë nga vendet europiane, më të përparuara. Janë më të zhvilluar, ne jemi ende në një situatë jo fort të zhvilluar. Të kemi kujdes që strukturat tona mos ‘pëlcasin’ një ditë. Pra që sistemi shëndetësor mos ëohet në kolaps.

Shpresoj që njerëzit të ndërgjegjësohen gjithmonë e më shumë dhe të rekuperojmë një rol normaliteti. Situata këtu nga pikëpamja e numrave në Shqipëri është pak e rënduar. Kjo ndikon edhe tek situata e varfërisë. Mirdita është një nga zonat më të varfëra. Por është gjithë verilindja. Nuk ak munguar nga shumë institucione, ndihma të veçanta, janë angazhuar të gjithë për t’iu gjetur në ndihmë familjeve të varfëra. Ka ende shumë për t’u bërë.

Vetë fjala krizë ësthë me origjinë greke në greqisht, krino, do të thotë me gjyku. Nga ky gjykim, me shoshitë e me nxjerr një përfundim. Njerëzit inteligjentë me vetëdije do gjejnë një zgjidhje. Ka nga ata që po përfitojnë për të rritur pushtetet e tyre nëpër botë e Shqipëri. Ka dhe nga ata që do i qasen kësaj situatë do i bëjë të ndryshëm. Njeriu nga antikorpe jo vetëm ndaj virusit, por edhe ndaj të keqes.

Unë mendoj se ne nuk kthehemi në të njëjtën situatë në të cilën ishim. E pamundur. Edhe tani që po flasim koha iku, s’mund të rikthehemi mbrapa. Gjithëka që vjen sjell një ndryshim. Jemi qënie në zhvillim, në ndryshim. Pas pandemisë shumë gjëra do jenë ndryshe. Duhet të dimë ëdo të thotë normalitet. Një njeri që është dëmtuar nga COVID-19 s’mund të kthehet në të njëjtën pikë. Ne mund të bëjmë që të jetë më mirë dhe më e jetueshme. As pretendoj që të kthehem në pikën që isha më parë. Të rritemi me këtë dhe të shohim për mirë në jetën tonë. S’mund ta bëjmë që hajd të kalojë e të kthehemi aty ku ishim.

Deri tani jo, nëse e kam kaluar në mënyrë asimptomatike nuk e di, por deri tani jo. Nëse vin do stërmundohem dhe shpresoj ta kaloj lehtë, e të vazhdoj jetën. Po bëj më të mirën, ruaj veten. Kisha 1 muaj e gjysmë pa takuar familjen që e kam 1 orë larg nga këtu, shkova i përshëndeta, ndejta pak me ta dhe u ktheva tek familja ime këtu.’’- tha Dom Gjergj Meta.

 

Dom Gjergj Meta ka dhënë një lajm të mirë për Aqipeshkvin e Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo duke deklaruar se me të gjitha gjasat brenda kësaj jave ai do jetë mes nesh.

Ipeshkvi thotë se Imzot Frendo ka dalë nga spitali dhe qëndron në një shtëpi priftërinjsh në Bari, por mjekët dhe infermierët s’kanë vendosur për ta liruar plotësisht.

 

‘’Tani që flasim gjendja e tij është shumë e mirë, por mjekët ende nuk kanë vendosur ta lirojnë tërësish. Besoj këtë javë do jetë mes nesh. Gjendja e tij ësthë shumë mirë. Nuk është në spital, është në një shtëpi priftërinjsh në Bari. Parametrat jaën mirë. Faleminderit zotit ësthë mirë. Sepse dhe mosha e tij, edhe problemet e tjera që mund të ketë pasur. ‘’- tha Ipeshkvi i Mirditës.

 

Dom Gjergj Meta nuk ka harruar të përkujtojë të ndjerin Imzot Rrok Mirditën i cili u nda nga jeta si sot 5 vite më parë. Ai thotë se Imzot Mirdita la emrin e tij dhe punë shumë të mira të tij, teksa prej tij veçon humorin.

Ipeshkvi i Rrëshenit kujton vitin 2000 kur e vizitoi në Bari Imzot Mirditën që kishte pësuar atakun e parë kardiak. Ai thotë se edhe pse në një situatë të rrezikshme për jetën, imzoti gjente rastin të bënte humor me mjekët e infermierët.

 

‘’Kam patur fatin ta njoh që në vitin 1993 kur erdhi në Shqipëri, 1994 kur e takova për herë të parë dhe gjatë gjithë kohës kam biseduar folur me të, qoftë kur isha prif i Arqidioqezës |Tiranë-Dirrës. Kam pasur at të jashtëzakonshëm dhe kujtime me të.

La emrin e tij, që hyri në analet e Kishës katolike në Shqipëri, pasarëdhës i apostujve dhe udhëheqës i Kishës Tiranë-Durrës, nga më të vjetrat në Shqipëri.

La dhe shumë punë të mira që u bënë në Kishën katolike në Shqipëri, kisha, komunitete, shkollat jopublike që udhëhiqen nga motrat, Arqipeshkvia, Katedralja e Shën Palit. Na la fjalët e tija, predikimet e tija, sidomos në predikimet për festat.

Një gamë relacionesh me botën kulturore, politike, ndërfetare të Shqipërisë. S’ka njeri që e njeh emrin e tij në Shqipëri, referuar dhe faktit që ishte person publik.

Është një vazhdues, sepse dialogut ndërfetare nuk nis me krerët aktualë fetarë, as me Imzot Rrok Mirditën. Por e vazhdoi traditën e bashkëjetesës fetare, dhe ishte i bindur që kjo kalon nëpërmjet marrëdhënieve të mira, apo takimeve institucionale me drejtuesit e tjerë.

Kujtoj marrëdhëniet e mira me kryepeshkonin Janullatos, baba dede Reshat Bardhin, Edmond Ibrahimajn. Besonte tek veçoria e popullit shqiptar. E vazhdoi e promovoi. Nuk litne rast pa e përmendur. Mendoj ka kontribut të jashtëzakonshëm. Kishte shumë veçanti. Ishte njeri shumë praktik në jetë, realizëm, vizion realist, të politikës, besimit. Nuk entuziazmohej tepër, as hidhërohej kur gjërat nuk shkonin mirë.

Kishte sens të spikatur humori. E pamundur që të bëje një bisedë me të e mos kthehej në humor. Humori ishte dhe mënyra si ai shuante shumë momente tensioni, që lindin kur je në punë. Kur kishte tension ai e gjente rrugën për pak humor. E kalonte. Kujtoj kur pati infarktin e parë në vitin 2000, dhe shkova ta vizitoj në Bari ku ishte shtruar. Kujtoj se edhe pse ishte në rrezik ëpr jetën, bënte humor me mjekët e infermierët. E mbante gjallë dhe me shpresë. Krijonte edhe atë rrezatim, që ne kishim nevojë në jetët tona.’’- theksoi Dom Gjergj Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb