Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që ka si protagonist kandidatin për kryetar bashkie të Kukësit Safet Gjici. Berisha thotë se kjo është biseda publike për blerje votash nga Gjici, i cili thotë se këtë vit nuk do blejmë më.

Ndërkohë në bisedë dëgjohet një banor i zonës teksa i thotë Gjicit se nuk e njeh fukarallëkun dhe nuk e di çfarë do të thotë. Nga ana tjetër kandidati i PS i thotë se “ti kishe problem me marr ndonjë lek dje, po nuk kisha lek me të dhënë”. Ndërsa qytetari i thotë ‘lekë s’dua’, ai ia kthen “prandaj kishe ardhur dje se për çfarë kishe ardhur, me më pa mu” dhe se “s’ka lekë në këto zgjedhje”.

Më tej qytetari dixhital që i ka dërguar videon Berishës, thotë se ka punuar për Gjicin në zgjedhjet e 2015 dhe e denoncon për blerje votash nëpërmjet kartave të identitetit.

POSTIMI I BERISHËS
Dëgjoni bisedën publike për blerje votash të Safet Gjicit, i cili thotë se këtë vit nuk do blejmë më!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mafiozi Gjici bleu mijëra e mijëra vota në Kamëz! sb
Përshëndetje Zoti Berisha!
Jam një qytetar që kam votuar për Safet Gjicin dhe kam marr pjesë në grupin e tij zgjedhor 2015.
Para disa kohesh ke nxjerrë një video për blerjen e votave në Kamëz për zgjedhjet lokale 2015!
Është ajo historia e bllokimit të kartave të identitetit të votuesve të djathtë… Janë bllokuar mbi 5 mijë karta identiteti dhe për çdo kartë janë paguar 50 mijë lekë. Ka qenë lidhje direkte me zyrën e ministrisë së brendshme për verifikimin e kartave me ndihmën e motrës së Taulant Ballës dhe direkt Taulant Ballës. N.q.s bëhen disa verifikime shumë të vogla do të vërtetohet shumë thjesht…
Safet Gjici sot është kandidat për bashkinë Kukës
Vëllai i Safetit, Ladi, ka qenë drejtuesi kryesor dhe ideja e atij që të blejë kartat e votuesve të djathte që njihen në zonën e Kamzës.
Të lutem verifikoi këto zoti Berisha. Respekte

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb