Pakistani ka dalë kundër vendimit të talebanëve për të mos lejuar vajzat e gratë të shkojnë në shkolla.

Sipas kryeministrit Imran Khan, të ndalosh vajzat të shkojnë në shkolla nuk është islamike dhe as ka lidhje me fenë.

Përtej kësaj deklarate, Pakistani është akuzuar se ka mbështetur talebanët dhe madje i ka financuar ata.

Gjithsesi Pakistani është bërë baza kryesore e refugjatëve afganë të larguar ndër vite, por edhe së fundmi nga regjimi i talebanëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb