Ministri i Rindërtimit, që në kohën kur janë firmosur kontratat e inceneratorëve ka qenë ministër i Financave, Arben Ahmetaj, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ahmetaj është shprehur se ai nuk ka firmosur asnjë kontratë, pasi të gjitha firmosen nga Ministria e Mjedisit. Po ashtu, ai ka folur dhe për njohjen e tij me Klodian Mërtirin, i cili akuzohet nga PD se fshihet pas inceneratorëve.

“Jeni duke folur me teori konspiracioni, personi që ju përmendi nuk është fare atje. Unë si ministër Financash dhe Ekonomie nuk kam qenë pjesë e procedurës. procedura bëhet nga një autoritetet tjetër kontraktor që është Ministria e Mjedisit. Personi që ju i referoheni nuk figuron fare në dokumente”, ka deklaruar ministri.

E keni firmosur ju apo Shkëlqim Cani?

Nuk e firmos kontratën ministrin e Financave.

Si e njeh këtë Klodian Mërtirin?

Siç njoh dhe ty, me ty kam më shumë miqësi se me Klodian Mërtit , me Bashkim Ulajt e me shumë të tjerë.

Në çfarë rrethanash jeni njohur?

Jam njohur në kafe tek “Lion Park”, ndërsa me ty jam njohur në shkollë, me Bashkim Ulajn jam njohur në një darkë pune.

Nuk keni qenë pjesë e procedurës?

Zero, në asnjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb