Partizanin po vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë të së hënës ndaj Laçit (Ekipi u stërvit dje). Në kampin e “demave” mbizotëron një qetësi absolute në këtë javë, teksa serioziteti është maksimal. Rezultatet e fundit e kanë vendosur skuadrën nën një presion të madh dhe kjo ndikon edhe në gjendjen e ekipit.

Gjithsesi, trajneri Kolela është përpjekur edhe për pjesën psikologjike, përveç skemave, për ta mbajtur skuadrën në tonus. Kjo duket qartë edhe në deklaratat pas ndeshjeve, kur ai reflekton qetësi. Italiani nuk ka asnjë mungesë në këtë ndeshje, teksa shtohet “snajperi” Selmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb