GREQI

Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve të Greqisë, Adonis Georgiadis ka paralajmëruar se nëse pandemia do të vijojë edhe në dimër atëhere vendi do të mbarojë financiarisht.

Duke folur para biznesmenëve të klubeve të natës, Georgidis kërkoi ndërgjegjësim dhe solidarizim pasi shteti grek nuk ka më para t’u japë ndërkohë që mbyllen.

Ai ka kërkuar që të gjithë të bëjnë vaksinë, ose nëse nuk binden, atëhere të bëjnë test të shpejtë.

‘’Është koha të piqemi. Nuk ka para të tjera. Nëse ka një pandemi në dimër, ne kemi mbaruar financiarisht. A doni që t’ju mbyllim përsëri në dimër dhe tani që nuk ka para për të falimentuar apo jo?Në vend që të na bërtisni, t’u thoni artistëve të bëjnë deklarata se njerëzit duhet të vaksinohen, se ne nuk duhet të kemi një pandemi në dimër . A është faji im që personi tjetër nuk shkon të vaksinohet? As ju, as unë dhe as biznesmeni nuk kemi faj. Virusi është një realitet i lindur në jetën tonë. Unë nuk mund t’i bind të gjithë, unë nuk jam as kujdestar dhe as asgjë . “- tha Georgiadis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb