Dani Ceballos nuk kaloi një sezon të mirë te Real Madrid. Mesfushori i njohur u aktivizua në vetëm 11 ndeshje në La Liga, me trajnerin Carlo Ancelotti që preferoi zgjedhje të tjera në atë repart.

Gjithsesi, sipas Sport, tekniku i Los Blancos do e përfshijë spanjollin në skema për edicionin e ardhshëm. Madje, madje, po mendohet që kontrata aktuale që skadon vitin tjetër, të zgjatet deri në vitin 2025.

25 vjeçari Ceballos do ketë shansin e artë për të treguar veten, teksa vlen të kujtojmë se në sezonet 2019/2020 dhe 2020/2021 ka qenë i huazuar te skuadra londineze e Arsenalit.

 

Yy

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb