Megjithëse martesën e shoqërojnë gjithmonë pushimet e ‘muajit të mjaltit’, nuk ka ndodhur kështu për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar, pas martesës me Leonitën, është rikthyer në stërvitje tek skuadra e Arsenalit.

Ishte vetë futbollisti shqiptar që njoftoi se është rikthyer në stërvitje, ku u shprehur i lumtur dhe me energji të reja.

Xhaka ishte transferuar vitin e kaluar nga Borussia Moenchengladbach, dhe pritet që të jetë një lojtar kyç i Arsenalit për sezonin e ardhshëm, ku kanë ambicie më të mëdha.

Granit Xhaka (2)

Ndërkohë, stërvitjeve ende nuk i është bashkuar Shkodran Mustafi, i cili ishte i angazhuar në Kupën e Konfederatave me Gjermaninë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: