Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur në emër të liderëve të koalicionit qeverisës në Kosovë pas takimit të përbashkët.

Limaj tha se nuk ka mospajtime por vetëm duhet koordinim më i ngushtë.

Më tej ai thotë se koalicioni është i kënaqur me punën e delegacionit të Kosovës për marrëveshjen në SHBA dhe takimeve në Bruksel. Në  takim morën pjesë Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

 

“Mendoj që nuk ka mospajtime, ka nevojë koordinim më i ngushtë, dhe parapërgatitje profesionale dhe mbështetje e fuqishme politike. Gatishmëri e të gjithëve është që të ecim në këtë drejtim. S’ka këtu interesa të ngushta partiake. Interesi jonë është që të dalim sa më të fuqishëm që të imponojmë një dinamik të re. Ne jemi të kënaqur me angazhimin e delegacionit të Kosovës deri më tani”,- tha Limaj.

Prej kohësh koalicioni qeverisës në Kosovë ka hasur në krisje, pasi hapur AAK e Ramush Haradinajt ka shprehur pakënaqësi lidhur me dialogun Kosovë- Serbi si dhe postin e Presidentit.

Madje para marrëveshjes së SHBA më 4 shtator, Haradinaj kërcënoi me largim nga qeveria nëse do të kishte marrëveshje Kosovë- Serbi për Liqenin e Ujmanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb