Të paktën 27 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e shirave dhe përmbytjeve në Turqi. Vërshimet kanë prekur rëndë provincat veriore turke, ndërsa autoritetet kanë qenë të përqendruar në Jug, për të neutralizuar flakët.

Agjencia për emergjenca ka thënë se 25 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provincën Kastamonu dhe dy të tjerë kanë vdekur në Sinop.

Kërkimet kanë vazhduar edhe për një person të zhdukur në provincën Bartin.

Vërshimet dhe zjarret, që kanë lënë të vdekur tetë persona, kanë shkatërruar dhjetëra mijëra hektarë të pyjeve. Më shumë se 1,700 persona janë evakuuar nga zonat e prekura, disa me ndihmë të helikopterëve dhe barkave.

Helikopterët kanë ulur personelin në kulmet e ndërtesave për të shpëtuar njerëzit, të cilët janë bllokuar pasi shirat i kanë bërë rrugët të paqarkullueshme, shkruajnë mediat.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb