CAS ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin me 6 vite nga drejtimi i institucionit të FIFA-S Sepp Blater. Ish-kreu i kësaj organizate ishte akuzuar për “pagesa të pandershme” me shumën 1.5 mln euro drejt drejt ish-shefit të UEFA-s Michel Platini.

Gjykata më e madhe sportive la në fuqi vendimin me arsyen se pagesa ishte një “dhuratë pa bazë kontraktuale”. Blatter lidhur me vendimin u shpreh: “nuk pritej asnjë verdikt tjetër. Më duhet të pranoj vendimin. Kam përjetuar shumë në 41 vite karrierë në FIFA. Kam mësuar që në sport mund të fitosh, por edhe të humbasësh”.

FIFA pezulloi Blatter dhe Platini për tetë vite në dhjetorin e kaluar, por pezullimet u shkurtuan në gjashtë vite pas apelit. Në maj, CAS shkurtoi pezullimin e Platini në 4 vite pasi ai apeloi.

Të dy ish-presidentët thonë se pagesat kanë qenë për punë konsultive që Platini kishte bërë për Blatter midis 1998 dhe 2002, dhe se kishin një “marrëveshje verbale” midis njëri tjetrit. Edhe mënyra e pagesës po shqyrtohet nga prokurorët zviceranë.

(er.ko/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: