TIRANË

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 tha se nuk do të këtë  pushtet në tavolinë, pavarësisht pretendimeve të opozitës.

Ajo pohoi se zgjedhjet e 25 qershorit 2017 janë certifikuar nga ndërkombëtarët dhe pretendimet e opozitës për manipulim apo blerje nuk ekzistojnë. Deputetja Gjebrea pohoi se Partia Socialiste ka nisur procesin për të  përzgjedhur kandidatët për zgjedhjet lokale dhe këto emra do të publikohen në Kongresin e Partisë Socialiste.

“Në 2017 zgjedhjet nuk kishin asnjë kontestim nga ana e opozitës, përfshirë edhe komisionarët e opozitës. Këto zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtarët dhe janë certifikuar. Pushtet në tavolinë nuk ka. Ne jemi të zgjedhur nga populli dhe do të udhëhiqemi nga sistemi demokratik.

Kongresi i partisë është një forum i rëndësishëm dhe ka shumë çështje për të diskutuar, ndërsa do të ketë edhe zyrtarizmi të emrave që do të garojnë për zgjedhjet lokale.

Patjetër që është një proces shumë i gjatë. Nuk do të ketë shumë surpriza. Unë nuk di detaje e kandidaturave që do të zgjidhen për kryetarë të bashkive. Është e drejta ekskluzive e kryeministrit në kongres”, tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb