Ka mbaruar procesi i intervistimit të tre kandidatëve për kryetar të Strukturës së Posaçme (SPAK) në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

I treti në këtë proces ka kaluar Edvin Kondili, i cili është edhe i vetmi kandidat që nuk ka mbajtur asnjëherë poste drejtuese. Megjithatë, ai ka thënë para KLP se kjo nuk e ka demotivuar për të kandiduar, ndërsa ka prezantuar edhe planin e tij, nëse përzgjidhet në këtë post.

“Kam shprehur deshiren per drejtimin SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do te bazohet ne objektiva konkrete ne afate sa me te shpejta: krijimi i BKH si plotesues e SPAK. Garantimi total e pavaresise se prokuroreve, mentaliteti ndryshuar i prokuroreve larg centralizimit e dikurshëm. Prokurori eshtë pergjegjes per te gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit per ceshtjet nen hetim, protokole hetimore konkrete me afate te qartë hetimi.

Puna ne grup, nje qellim te perbashket e gjithe SPAK: aplikimi i hetimeve proactive per hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe eshte detyra jone paresore te vijme ne pirtshmerine e tij. Bshkepunimi me agjensite te tjera ligjizbatuese me rendesi te vecante: efektiv, ne kohe sa me te shkurter dhe me mjetet te pershtatshme per cdo çështje. Marredhenia me publikun, shume e rendesishme dhe bashkepunimi, sigurisht pa cenuar sekretin hetimor”, është shprehur Kondili.

Pyetje-Përgjigje:
Seiti: Nuk e keni parur eksperience si drejtues. Cila eshte arma juaj e fort ne raport me dy kandidatet e tjere?
Kondili: Kam eksperiencë prej 15 vite si prokuror, por asnjehere drejtues. Kjo gje nuk me ka demotivuar, por bazohem ne te gjithe eksperiencen time ku kam patur rastin te prek cdo aspekt i hetimit te nje çështjeje.

Alfred Balla: Mendoni se fakti qe vini nga Krimet e Renda, strukture qe po shkrihet keto dite … shikoni nje handikap në kete aspekt?
Kondili: Krimet e renda kane pasur suksese dhe deshtime e veta. Ata kane kontribuar ne ngritjen e SPAK.
Tartar Bazaj: Hetimi pasuror do te jete nje nga komponentet e punes tuaj. A do te kthehet ne bumerang per ata qe nuk kane patur mundesi te dokumentojne te ne ate kohe?
Kondili: Nje qytetar qe ka pasuri informale nuk eshte objekt i SPAK, por pasuria me origjine kriminale.

Sander Beci: Cila do te ishte me e drejte per ndjekjen e hetimeve pasurore?
Kondili: Hetimi pasuror duhet te ndiqet nga i njejti prokuror qe ndjek hetimi penal.
Ibrahimi: Fakti qe ligj parashikon bashkepunim me forca te thera policore pervec BKH, perben nje rrezik per dekonspirim?
Kondili: SPAK fillon neser, BKH kerkon pak kohe per t’u formuar. Do te duhet bashkepunim me policine e shtetit me njerez të emeruar posacerisht per kete bashkëpunim. Do te bashkepunohet me agjenci te tjera policore, sepse do te kete nevoje per mbarevajtjen e hetimit.

EURALIUS: Si do veproni si administrator te kesaj strukture?
Kondili: Si drejtues administrativ SPAK, do të ndiqen te gjitha parashikime te ligjit per funksionimit te SPAK. Drejtuesi nuk mund te nderhyre ne pavaresine e prokurorit. Drejtuesi eshte prokuror dhe si i tille do te jete mbeshtetje per kete strukturën.
Lacomy, OPDAT: Cila eshte menyra me e mire te bashkepunumit midis prokuroreve dhe hetueseve ne SPAK?
Kondili: Ky bashkepunim duhet te bazohet ne nje marredhenie reale midis te dyve, bazuar ne besim, profesionalis. Se bashku pergjigjen per nje qellim te perbashket.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb