BRAZIL

Willian e ka mbyllur aventurën në Europë. Sulmuesi anësor do të rikthehet pas 14 vitesh në atdheun e tij, Brazil për të veshur fanellën e klubit të fëmijërisë, Corinthians.

Në moshën 33-vjeçare, Willian duket se kërkon një rikthim tek klubi i famshëm amerikano-latin për të larë hesapet përfundimisht me futbollin europian.

Ai luajti për 14 vite në Europë teksa e nisi në vitin 2007 me Shakhtar Donetsk për të kaluar në 2013 tek Anzhi Makachkala dhe pas një aventurë shumë të shkurtër në Rusi kaloi tek Chelsea për të luajtur për 7 vite.

Në dy vitet e fundit ai ka luajtur për Arsenalin. Së fundmi, interes për shërbimet e sulmuesit kishte dhe Milan, por Willian zgjedh Brazilin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb