I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në NEWS24 mjeku epidemiolog Artan Simaku do t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për ‘Linë e Majmunit’. Mjeku Artan Simaku iu përgjigj disa pyetjeve. Ai iu përgjigj pyetjes: Kur është identifikuar rasti i parë i lisë së majmunit?
Mjeku Artan Simaku: Lija e majmunit, nuk ka vend për panik. Rasti i parë me linë e majmunit nuk është rast autokton, ka ardhur nga Italia. Rasti i parë u diagnostikua dhe nuk kishte shenja të rënda për të ndenjur në spital, sëmundja në shumicën e rasteve është e lehtë. Rasti i prekur nga Lija e Majmunit është izoluar në shtëpi dhe rasti është në prag të negativizimit. Që prej 2022 në Kosovë është evidentuar një rast i prekur ndërsa në Maqedoni dy raste, për linë e majmunit ekziston edhe vaksinimi për rastet që preken nga kontaktet, parandalohet lehtësisht. Lija e majmunit i prek të gjitha grupmoshat.
Cilat janë ato shenja që identifikojnë dhe dallojnë linë e majmunit nga sëmundje të tjera?
Lija e majmunit fillon me temperaturë, kollë, puçra, më pas me bulëza derisa arrijnë në plagë. Puçrat fillimisht shfaqen ne duar, fytyrë, prek edhe kokën. Është një sëmundje që mund të ngatërrohet edhe me linë e dhenve dhe shenjat janë fillimisht të përgjithshme. Është një sëmundje që nuk transmetohet shpejt, por është lehtësisht e kurueshme. Sëmundja transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë, marrëdhënieve intimeve, nga sendet e përdorura nga i sëmuri.
Situata e COVID-19, a është zhdukur virusi?
COVID-19 nuk është zhdukur, ai bashkëqarkullon është kthyer në një virus të zakonshëm si gripi. Qarkullimi i gripit është më evidente gjatë stinës së dimrit ndërsa COVID-19 qarkullon më shumë gjatë stinës së verës. Numri i të prekurve nga COVID-19, është e qetë. Gjatë periudhës korrik-gusht ka ulje të numrit me 6 mijë
Si ta kuptojmë kur jami me grip dhe kur ta dallojmë që jemi me COVID, ku dallojnë?
Dallimi i gripit dhe covid është temperatura. Gripi ka temeraturë 37-38, rrufë, kollë, ndërsa covid ka temperaturë të lehtë, dhimbje të lehtë. COVID mund të merret nga mos kujdesi për higjenën, mos larja e ushqimeve para se të konsumohen, nga uji i pijshëm që është i ndotur, mos larja e duarve. Nga ky virus më të rrezikuar janë grupmoshat e reja, fëmijët. Covdi është kaluar pothuajse nga të gjithë dhe nuk mund të thuhet nëse shqetësimet janë nga sëmundja apo nga vaksinimi. COVIDI është sëmundja që ka krijuar shqetësimet.
(Balkanweb)