TIRANE- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u paraqit dje në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku tha se ende nuk ka një vendim nëse godina e teatrit do të shembet ose jo. Ajo po ashtu përforcoi deklaratën e bërë në emisionin “Kjo Javë” në News 24, kur tha se s’kishte projekt dhe se prisnin propozime
kumba_1519033336-4129041
Por, në kontarst me këtë deklaratë, janë postimet e arkitektit danez Bjarke Ingels. Prej disa ditësh ai thotë të jetë përzgjedhur fitues për të krijuar projektin e godinës së re të teatrit.

Arkitekti ka shkruar në profilin e tij në Facebook që më 14 mars, ku ndër të tjera thotë: “Jam i lumtur t’u njoftoj se jemi zgjedhur për të dizenjuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë”.
Capture
Ndërsa falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij, arkitekti poston edhe fotot e projketit të prezantuar kohë më parë nga kryeministri Rama.
29243608_1752067071499413_4184894443914002432_o

29178558_1752067078166079_9149860866970091520_o

29176795_1752066961499424_3949401180915892224_o

29186345_1752067001499420_1348113526098493440_o

29177244_1752066991499421_1875179130840940544_o

28959455_1752067391499381_7181796415448809472_o

PJESE NGA INTERVISTA E MIRELA KUMBAROS NE NEWS 24

Ndalemi pak tek teatri, këtu ka gëluar debati. Artistët e quajnë një periudhë pa dialog, një periudhë heshtjeje, ku është paraqitur projekti dhe gjithçka mund tëp ritet. Cilat janë zhvillimet, si i shihni këto që po ndodhin?

Në radhë të parë nuk jam dakord me emërtimin që bëhet, periudhë pa dialog. Ne kemi qenë tërë kohën në komunikim dhe vazhdojmë të jemi dhe unë këtë nuk e quaj as debat, as luftë, as përpjekje dhe tonet që përpiqen të përcillen si tone lufte unë nuk i ndaj. E para sepse nëse disa individë apo një grup individësh ngrenë zërin më lart për të thënë të njëjtën gjë që themi nëpër tavolina me një grup shumë më të gjerë që shkon përtej disa individëve që dalin në ekran. Komuniteti i artistëve por edhe opinioni publik është shumë më i gjerë dhe po ta shikoni dhe në zërat që kemi në media por dhe në ato që shkëmbehen në rrjetet sociale ka nëj diversitet shumë të madh mendimesh. Dhë në fakt unë këtë diversitet mendimesh e marr si një vlerë të shtuar të asaj që quhet diskutim, konsultim, komunikim publik. Sepse gjithçka ndodh në sheshin e mejdanit. Dhe dua të sqaroj dhe një gjë: nuk është paraqitur projekt. Është paraqitur dhe ndarë më publikun sikurse ishte premtuar një koncept i propozuar nga një arkitekt, reputacioni i të cilit tashmë është i konfirmuar botërisht. I propozohet shtetit shqiptar një koncept për një projekt të Teatrit Kombëtar.

Dhe ky projekt është parë…
Jo nuk është projekt, duhet të bëjmë një dallim. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë nuk është një projekt. Është një koncept, një propozim për një ide si mund të jetë teatri.

A ka transparencë të plotë për këtë propozim?
Sigurisht që ka.

Sepse aktorët ankohen për këtë, nuk dinë shumë detaje, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e shfaqjeve.
Pikërisht, prandaj unë po ju bëj edhe një herë sqarimin. Ka një dallim të madh midis një koncepti, një propozimi, një projekt ideje dhe një projekti definitiv. Jemi në fillim. Më shumë se një muaj më parë në debatet televizive unë vetë kam thënë do ndajmë me publikun dhe komunitetin çfarëdo elementi të ri që do të kemi. Dhe më duket se nga të gjithë aktorët institucionalë dhe autoritetet janë ndarë të gjitha elementet në publik dhe në momentin që ne patëm një propozim të parë, një interes të shprehur nga një subjekt privat për një koncept të ri të Teatrit Kombëtar, gjëja e parë që bëmë, e ndamë atë me publikun dhe jemi në këtë pikë. Ajo që po diskutohet gabimisht është sikur ka një projekt ndërkohë që nuk ka një projekt definitiv. Ka vetëm një koncept.

E qartë, nuk ka një projekt, është një propozim. A mirëprisni të tjera?
Sigurisht që mirëpriten të tjera.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: